Platforma Civikos organizoi punëtorinë dyditore të fokusuar në bashkëpunimin lokal, pjesëmarrjen qytetare dhe proceset buxhetore.
Gjatë punëtorisë, përfaqësuesit e komunave diskutuan për rolin e tyre në forcimin e bashkëpunimit me këshillat lokale dhe organizatat lokale në krijimin e hapësirave më efektive për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Diskutimet u fokusuan në rolin e këshillave lokale, rregullimin e çështjes së pagesës për këshillat lokale, bashkëpunimin ndërmjet asamblistëve dhe zyrtarëve komunalë me shoqërinë civile në proceset buxhetore, si dhe strategjitë e komunikimit me qytetarët. Përmes shkëmbimit të përvojave nga komuna të ndryshme, u theksuan modelet e mira të bashkëpunimit lokal për komuna më transparente, më gjithëpërfshirëse dhe me një zë qytetar më të fortë.
Kjo punëtori u mbështet nga National Endowment for Democracy
