Skip to main content

Ngjarja e sotme e organizuar nga Platforma CiviKos kishte qëllim të dyfisht – përmbylljen e projektit ‘Përforcimi i Zërave Lokal përmes Pjesëmarrjes Aktive’, mbështetur nga National Endowment for Democracy, dhe lansimi i platformës për lehtësimin e kërkesave për qasje në dokumente publike KerkoQasje.com.

Ngjarja filloi me një përmbledhje të shkurtër të aktiviteteve të projektit, materialeve të prodhuara në kuadër të tij, dhe rezultateve nga puna në terren. Më pas, paneli i përbërë nga znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, dhe z. Arton Demhasaj, Drejtor Ekzekutiv i ÇOHU, diskutuan sfidat e deritanishme për qasje në dokumente publike, rastet e ndëshkimit të institucioneve publike, dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të shoqërisë civile dhe IAP për përmirësimin e mëtutjeshëm të kësaj çështje.

Pas prezantimit të funksionimit të platformës, ngjarja vazhdoi me diskutim të hapur me të pranishmit, ku mes të tjerash u theksua nevoja për rishikimin dhe qartësimin e Ligjit actual për Qasje në Dokumente Publike dhe klasifikimi i dokumenteve në ato që janë të hapura dhe dokumente që duhet të dërgohet kërkesë e veçantë.

Falenderojmë organizatat partnere në komunat target të projektit për bashkëpunimin e jashtzakonshëm dhe të afërt përgjatë këtij viti. Gjegjësisht, falenderojmë Qendrën Rinore Avoko – Dragash, Ec Ma Ndryshe – Prizren, INPO – Ferizaj, YAHR – Lipjan, OJQ Akademia – Shtime dhe Politeia – Viti.