Skip to main content

Platforma CiviKos organizon takime me OJQ-të anëtare në rajonin e Pejës më 11.11.2014, Gjilan më 12.11.2014,  Prizren 13.11.2014, për të vazhduar pastaj në Mitrovicë dhe Prishtinë. Pas krijimit të Këshillit për Zbatim të Strategjisë Qeveritare  për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, i cili është themeluar më 15 tetor 2014, e po ashtu edhe ekipet punuese që do të mundësojnë zbatimin e strategjisë, këto takime kanë për qëllim diskutimin rreth zhvillimeve të fundit rreth zbatimit të Strategjisë Qeveritare dhe themelimit të grupeve punuese.

Platforma CiviKos, të paraparë edhe në rregulloren e vet të miratuar në Kuvendin e fundit të anëtarëve të mbajtur në Prill të këtij viti, do të formojë grupet punuese tematike sipas objektivave të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Në takime do të diskutohet rreth rolit, mandatit si dhe përzgjedhjes së organizatave në këto grupe punuese, prandaj CiviKos fton organizatat e rajoneve të marrin pjesë dhe për të kontribuar në këtë proces.

Rregulloren e Punës së Platformës CiviKos dhe Strategjinë Qeveritare mund t’i gjeni ne web-faqen e CiviKos. www.civikos.net. Kjo seri e konsultimeve me organizatat anëtare mbështetet nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë.