KONSULTIME PUBLIKE

Platforma për Konsultime Publike i mundëson qytetarëve dhe palëve të interesuara të shprehin interesimin për pjesëmarrje në procesin e konsultimit publik, në baza vjetore, si dhe në rastet kur planet përkatëse plotësohen apo ndryshohen. Publiku dhe palët e interesuara shprehin interesin e tyre duke identifikuar secilën njësi qeveritare, respektivisht secilin projekt propozim për të cilën kanë interes që të përfshihen në procesin e konsultimit publik. Pas realizimit të konsultimeve publike publikohen raportet e ministrive të linjës dhe agjencive përkatëse mbi rezultatet e konsultimeve publike së bashku me arsyetimet për propozimet e pranuara dhe atyre të refuzuara.