Skip to main content

Konkurs për Drejtor Ekzekutiv

 

Për gati 10 vite të veprimtarisë, Platforma CiviKos ka punuar për një mjedis të përshtatshëm formal për bashkëpunim të sektorit të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, Platforma CiviKos ka arritur që të koordinojë angazhimin e shoqërisë civile për njohjen zyrtare të rolit të sektorit civil dhe avancimin e kornizës së politikave/ligjore dhe praktikës së bashkëpunimit në mes të dy sektorëve. Tashmë një rrjet me mbi 200 organizata anëtare, dhe duke ndërtuar mbi përvojën dhe arritjet e deritashme, Platforma CiviKos vazhdon që t’i shërbejë organizatave anëtare dhe shoqërisë civile në përgjithësi për të krijuar dhe avancuar bashkëpunimin ndërsektoral, me qëllim shfrytëzimin e potencialit të shoqërisë civile për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.

 

Platforma CiviKos kërkon Drejtor/e Ekzekutiv/e, si udhëheqës kryesor menaxhues i rrjetit. Drejtori Ekzekutiv është përgjegjës për udhëheqjen e punës programore dhe administrative, në përputhje me vlerat, misionin dhe strategjinë e rrjetit. Drejtori Ekzekutiv i raporton Bordit të Platformës CiviKos.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

• Udhëheq punën e përditshme të Platformës CiviKos, përfshirë Sekretariatin;

 

• Përfaqëson Platformën CiviKos ndaj palëve të treta dhe në publik;

 

• Punon ngusht me Bordin dhe Kuvendin e Anëtarëve për të përmbushur misionin e Platformës CiviKos;

 

• Zbaton Strategjinë e Platformës CiviKos dhe udhëheq procesin e rishikimit dhe hartimit të saj;

 

• Zhvillon projekte dhe programe dhe udhëheq dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;

 

• Siguron burime të mjaftueshme financiare për vazhdimësinë dhe avancimin e punës së Platformës CiviKos dhe siguron menaxhimin e rregullt financiar të organizatës;

 

• Sigurohet për marrëdhënie dhe komunikim të vazhdueshëm me organizata anëtare, institucione publike, organizata partnere, donatorë dhe palë të tjera;

 

• Ndihmon në funksionimin e mirë të organeve të brendshme të Platformës CiviKos dhe zbatimin e statutit, rregulloreve të brendshme dhe parimeve të qeverisjes së mirë

 

Kriteret kryesore:

• Të dëshmojë integritet dhe guxim profesional;

 

• Të ketë qasje dhe komunikim pozitiv me organizata anëtare, institucione publike dhe partnerë të tjerë;

 

• Të dëshmojë përkushtim për të zbatuar parimet udhëheqëse të Kodit Etik të Platformës CiviKos;

 

• Të ketë njohje të avancuar të sektorit të shoqërisë civile në Kosovë;

 

• Të ketë aftësi të mira të menaxhimit, përfshirë atë të ngritjes së fondeve;

 

• Të mos jetë angazhuar në pozita politike ose lista zgjedhore për të paktën 3 vitet e fundit;

 

 

Kualifikimet kryesore të nevojshme:

 

• Shkollim i lartë universitar në fusha relevante për pozitën e punës;

 

• Së paku pesë vjet përvojë pune në pozita ose detyra udhëheqëse që lidhen me sektorin e shoqërisë civile;

 

• Aftësi të sprovuara në punë ekipore dhe kapacitete të shkëlqyeshme drejtuese;

 

• Njohje të mirë të gjendjes së shoqërisë civile dhe kontekstit socio-ekonomik dhe politik në Kosovë;

 

• Njohje të mirë të strukturës institucionale dhe kornizës së politikave dhe ligjore që rregullon bashkëpunimin me sektorin e shoqërisë civile.

 

• Njohuri të shkëlqyeshme në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze (njohja e gjuhës serbe është përparësi);

 

• Shtetas/e i/e Kosovës.

 

Për të aplikuar, kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në e-mailin info@civikos.net dosjen e aplikimit, me dokumentet si në vijim:

 

1. CV profesionale, përfshirë listën dhe kontaktet e referencave;

2. Letër aplikimi, ku në pika të shkurta shpjegohen, ndër të tjera:

 

a. Përvoja e deritashme me sektorin e shoqërisë civile;

 

b. Vizioni për shoqërinë civile në Kosovë;

 

c. Vizioni për bashkëpunimin ndërsektoral në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve publike.

 

Konkursi është i hapur deri më 25 shtator 2017, në orën 12:00.

 

Vetëm kandidatët e përfshirë në listë të ngushtë do të kontaktohen.