Skip to main content

Sot me 4 Prill 2016 u mbajt takimi i rregullt i Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, i pari për vitin 2016.

 

Takimi është udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit  Zt. Fitim Krasniqi dhe bashkëkryesuesja Znj. Valdete Idrizi.  Këshillit ju bashkëngjitën katër anëtarë të rinj të shoqërisë civile të zgjedhur nga votat e organizatave anëtare, Florina Duli nga organizata IKS, Feride Rushiti nga KRCT, Arton Demhasaj nga Çohu dhe Furtuna Sheremeti nga Lëvizja Fol.

 

Në këtë takim u aprovua Raporti i implementimit të Strategjisë për vitin 2015, si dhe plani i punës për vitin 2016, i cili plan është hartuar nga katër ekipet e punës për katër objektivat strategjike.
Viti 2016 duhet të jetë vit intensiv i implementimit të strategjisë për 4 objektivat strategjike në mënyrë që në fund të vitit 2017 të kemi rezultatet konkrete të implementimit të strategjisë.

 

Raportet mujore të implementimit të Strategjisë do të diskutohen në takimet e rregullta të sekretarëve, ku do të adresohen të gjitha sfidat në implementim të Strategjisë.
Po ashtu në këtë takim u vendos që të ketë më shumë komunikim ndër institucional për koordinimin e veprimeve rreth implementimit të Strategjisë si dhe komunikim me publikun e gjerë duke shfrytëzuar mediet në Kosovë.