Skip to main content

Platforma Civikos, në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), shënuan Javën e Privatësisë me një diskutim informues për regjionin e Gjilanit. Paneli i përbërë nga Komisionerja e AIP-së, znj.

Krenare Sogojeva Dermaku dhe Kryetari i Komuna e Gjilanit, z. Alban Hyseni, diskutuan për të drejtat e garantuara nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe implikimet e tij për sektoret e ndryshme, zbatueshmërinë e këtij ligji në nivel lokal dhe thellimin e bashkëpunimit të AIP-së me qeverisjet lokale, sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe qytetarët.

Përfaqësuesit e organizatave lokale, bizneseve, dhe qytetarë të tjerë aktiv nga regjioni i Gjilanit treguan interesim të jashtëzakonshëm për të njohur mirë të drejtat e tyre, çështjet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe procedurat e parashtrimit të ankesave. Ky aktivitet është mbështetur nga National Endowment for Democracy. #TashedhemëSigurt #Mbroj #Zbulo #Reago