Skip to main content

Grupi tematik për përmirësimin e kornizës institucionale dhe ligjore për financim në zhvillimin e qëndrueshëm të programeve dhe projekteve të OShC-ve me interes publik mbajti punëtorinë e radhës, ku u diskutua zbatimi i aktiviteteve të Objektivit 2. Përmirësimi i kornizës institucionale dhe ligjore për financim në zhvillimin e qëndrueshëm të programeve dhe projekteve të OShC-ve me interes publik, të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

Si rezultat i vlerësimeve, dhe diskutimeve të zhvilluara gjatë këtij takimi, anëtarët e grupit dhanë rekomandimet e tyre në lidhje me aktivitetet që do të duhej të përfshihen në strategjinë e re.

Vlerësimi i nevojave reale të qytetarëve përmes konsultimeve paraprake me hisedarët u konsiderua nga pjesëmarrësit si një nga çështjet kyçe që duhet të merret parasysh gjatë procesit të financimit publik të OJQ-ve. Për më tepër, pjesëmarrësit vlerësuan se krijimi i një mekanizmi mbikqyrës për vlerësimin e përshtatshmërisë së procedurave me kriteret e rregullores përkatëse për financimin publik të OJQ-ve do të siguronte transparencë dhe zbatim efektiv të rregullores.

Kjo punëtori u realizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (@KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (@USAID Kosovo) në Kosovë.

Platforma Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti.

 

Content retrieved from: http://www.civikos.net/sq/aktivitetet-e-platformes-civikos/Grupi-tematik-per-permiresimin-e-kornizes-institucionale-dhe-ligjore-per-financim-ne-zhvillimin-e-qendrueshem-te-programeve-dhe-projekteve-te-OShC-ve-me-interes-publik-mbajti-punetorine-e-radhes-1238.