Skip to main content

Më 30.10.2015, në Gjilan u mbajt takimi informues me fokus grupën e shoqërive civile të këtij rajoni. Në këtë takim u diskutua rreth vlersësimit të nevojave të OJQ-ve në rajonin e Gjilanit. Mungesa financiare dhe mungesa e një rrjeti të OJQ-ve në këtë rajon, u theksua si nevojë kryesore për të zhvilluar dhe fuqizuar rolin e shoqërisë civile.

 

Ndër tjera rekomandime, njëherësh edhe probleme që të pranishmit theksuan ishin, afërsi e OJQ-ve me partitë politike dhe politizimi i disa OJQ-ve, mungesë e pavarësisë financiare që nuk e lë të zhvillohen OJQ-të, mungesa e trajnimeve apo përgatitja adekuate e stafit, si dhe mungon profilizimi i OJQ-ve.

 

Në këtë takim, të pranishmit besojnë se nëse rekomandimet e dhëna dhe problemet e shfaqura gjejnë zgjedhje, roli i shoqërisë civile do të fuqizohet në këtë rajon. Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Duke punuar së bashku. Drejt një marrëdhënie pune produktive mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë” faza II, projekt i financuar nga BE, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i bashkëfinansuar nga FES, zyra në Prishtinë.