Me kënaqësi ndajmë lajmin se Platforma Civikos do të bashkëpunojë me Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe organizatën partnere Instituti për Teknologji dhe Shoqëri, në kuadër të projektit të ri për fuqizimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë në Kosovë.
Projekti do t’i kushtojë vëmendje të veçantë institucioneve të zbatimit të ligjit, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.
Falënderojmë Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë për besimin dhe mbështetjen përmes Fondit MATRA 2026.

