Skip to main content

Ekipi i Platforma CiviKos u takuan në ambientet e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Platforma CiviKos prezantoj punën dhe misionin e rrjetit, si dhe ndau një pasqyrë mbi zhvillimet, sfidat dhe rolin e shoqërisë civile në Kosovë. Po ashtu, u diskutua për mundësi të bashkëpunimit të ardhshëm në funksion të forcimit të dialogut, pjesëmarrjes qytetare dhe avancimit të dialogut mes shoqërisë civile dhe autoriteteve publike.

Platforma CiviKos mbetet e përkushtuar për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të fuqizuar rolin e saj në shërbim të shoqërisë civile në Kosovë.