Sekretariati i Platformës CiviKos në bashkëpunim me qendrën e KCSF dhe organizatën Metamorphosis nga Maqedonia organizojnë sesion informues rreth mundësive të përfitimit të donacioneve softuerike nga programi “Techsoup Balkans”, për organizata të shoqërisë civile në Kosovë. Përfaqësuesit nga fondacioni Metamorphosis do prezantojnë mënyrën se si mund ti merrni këta softuerë të licencuar në formë donacioni, dhe të gjitha përfitimet që i ofrojnë teknologjitë të cilat kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.
Ky sesion do të mbahet të martën me 10 Nëntor 2015 nga ora 10:30-12:30 në Qendrën e KCSF Rr. Fazli Grajqevci 4/a, 10000, Prishtinë. Meqenëse hapësira ka numër të limituar të ulësëve, ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar në këtë vegëz: http://goo.gl/forms/bjHVzEj0zh
Gjithë të mirat
Sekretariati i Platformës CiviKos