Skip to main content

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Platforma Civikos kanë organizuar panel informues rreth formalizmit të punëtorëve dhe evazionit fiskal, në kuadër të projektit të fundit të ATK-së për “Punësimin Jo-formal”. Ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijes, shtrirjen e debatit në këtë temë, dhe përmirësimin e situatës përmes bashkëpunimit shumëpalësh. Pjesë e panelit ishin: Donika Emini, Drejtoresh Ekzekutive në Platforma CiviKos, Ilir Murtezi, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, si dhe Selim Thaqi, Përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar – International Monetary Fund . Znj.Emini nga Platforma CiviKos në hapje të takimit tha se është tejet e rëndësishëm që ATK të shtrij bashkëpunimin e saj edhe me organizatat nga shoqëria civile, pasi që secila organizatë mund të jap inputet e saj në përmirësimin e situatës me anë të gjithëpërfshirës së partnerëve nga sektorët e ndryshëm dhe luftës së përbashkët ndaj këtij fenomeni, që ka prekur çdo aktivitet ekonomik në Kosovë. Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se kanë hartuar projektin e “Punësimit Joformal 2021-2023”, me anë të së cilit planifikohen aktivitete intensive në identifikimin e bizneseve dhe personave të cilët shmangun përmbushjen tatimore. Ai shtoj se përmes këtij projekti kanë identifikuar dëmet, të cilat janë shumë deminzionale, si për punëtorët, por njëjtë edhe për punëdhënësin. Veç tjerash, z.Murtezaj përmendi se në kuadër të pakove të rimëkëmbjes dhe ringjalljes ekonomike, u është dhënë mundësi bizneseve që t’i formalizojnë punëtorët e tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga pakot e dhëna nga Qeveria. Nga pako e fundit e ringjalljes ekonomike, 10 mijë punëtorë kanë kërkuar të përfitojnë nga kjo pako, konkretisht masat 1.1, 1.2 dhe 1.3. Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Selim Thaçi, tha se rritja e pagesave elektronike është rritur, dhe kjo pra është një rekomandim i vazhdueshëm i FMN-së që transaksionet në mes të blerësit dhe shitësit të bëhen përmes pagesave elektronike, në mënyrë që prezenca e keshit të minimizohet sa ma tepër. Kampanja për formalizmin e punësimit në vend do të vazhdoj edhe në ditët në vijim, duke promovuar formalizmin e punësimit.