Platforma CiviKos me kërkesë të disa organizatave anëtare ka organizuar diskutimin online: “(Mos)Përfshirja e OJQ-ve në Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike”.
Ky diskutim u organizua në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë (ZQM/ZKM) dhe ka për qëllim të mbledhë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile me qëllim të de-konstruktimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike me fokus në sektorin e shoqërisë civile.
Diskutimi u lehtësua nga Platforma CiviKos, ndërsa panelistë ishin:
Z. Besnik Tahiri – Zëvendës Kryeministër i Republikës së Kosovës;
Z. Habit Hajredini – Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë- Zyra e Kryeministrit.