Platforma CiviKos organizoi diskutimin e ekspertëve mbi praktikat e mira të kontraktimit të shërbimeve për OSHC-të (Praktikat Rajonale dhe të Bashkimit Evropian).
Gjatë këtij takimi u prezantuan të gjeturat e raportit Hartëzimi dhe Sfidat e Organizatave të Shoqërisë Civile në Ofrimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare në Kosovë”.
Përfaqësuesit nga European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL), dhe Bulgarian Center for Not-for-Profit Law prezantuan disa nga modelet e kontraktimit të shërbimeve në Bullgari, si dhe në disa shtete të Europës duke na sjellë një perspektivë të re, dhe argumente pro dhe kundër për disa nga modelet e kontraktimit të shërbimeve.
CiviKos së bashku me organizatat anëtare, dhe partnerët mbetet e përkushtuar që të avancoj zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023, respektivisht zbatimin e objektives së tretë- Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OSHC-ve në ofrimin e shërbimeve publike.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Zbutja e Ndikimit të Pandemisë COVID-19 te OSHC-të që Ofrojnë Shërbime në Kosovë” zbatuar nga Platforma CiviKos në partneritet me European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL), si dhe financuar nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe #USAID.