Platforma Civikos, në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost (AIP), organizuan diskutim informues për regjionin e Pejës.
Paneli i përbërë nga znj. Krenare Sogojeva Dermaku – Komisionere e AIP-së, Qerkin Berisha – Ekspert i angazhuar dhe Dardan Kryeziu – Drejtor i Programeve në Platforma CiviKos, diskutuan për të drejtat e garantuara nga Ligji për Qasjen në Dokumente Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ndër të tjera, u diskutuan edhe implikimet e këtyre ligjeve për sektoret e ndryshme, zbatueshmërinë e tyre në nivel lokal dhe thellimin e bashkëpunimit të AIP-së me qeverisjet lokale, sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe qytetarët.
Ky aktivitet është mbështetur nga National Endowment for Democracy.