Skip to main content
Qëllimi i projektit “Avokimi për përmirësimin e kontraktimit të shërbimeve për OShC” është forcimi i rolit të organizatave të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile në këtë fushë. Përmes projektit do të nxitet pjesëmarrja aktive e shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes dhe do të krijohet një pasqyrë e qartë e organizatave që ofrojnë shërbime, e kapaciteteve të tyre dhe e sfidave me të cilat përballen. Po ashtu, projekti do të forcojë dialogun dhe koordinimin ndërinstitucional përmes konsultimeve, takimeve të përbashkëta dhe mbështetjes teknike. Përmes këtyre përpjekjeve, projekti synon të krijojë një mjedis më të favorshëm, transparent dhe të qëndrueshëm për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, duke kontribuar në shërbime më cilësore dhe më të qasshme për qytetarët dhe grupet në nevojë.

DOKUMENTAT