Me me qëllim të identifikimit të sfidave dhe mangësive kryesore lidhur me implementimin e Strategjisë dhe kornizës së përgjithshme ligjore që kanë të bëjnë me një mjedis të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile Platforma CiviKos, me mbështetje të Programit për Angazhim të Qytetarëve, një partneritet mes USAID dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka themeluar katër grupe tematike me pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe individë nga nismat jo formale që veprojnë në Kosovë.