Gjatë vitit të tretë të projektit të financuar nga National Endowment for Democracy, Platforma CiviKos ka punuar me ekspertë ligjor dhe zyrtarë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe nga disa komuna të Kosovës për të adresuar çështjen e kompensimit të kryetarëve të këshillave lokale. Në përfundim të punëtorisë, gjetjet nga hulumtimi dhe inputet e diskutimit janë përmbledhur në një dokument analizë.
Kjo analizë shqyrton kornizën ligjore që rregullon funksionimin e këshillave lokale në Kosovë, me fokus të veçantë në kompensimin e kryetarëve të këtyre këshillave. Analiza evidenton problemet në mospagesën e kryetarëve të këshillave lokale, që ndikon në mosfunksionimin e tyre dhe bashkëpunimin efektiv ndërmjet komunave dhe komuniteteve lokale.
Këshillat lokale luajnë një rol kyç në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje. Korniza ligjore përfshin Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe udhëzimet administrative për organizimin dhe funksionimin e këshillave lokale. Megjithatë, zbatimi praktik i këtyre rregullave mbetet një sfidë.
Analizen gjeni këtu.