Zyra për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Platformën CiviKos dhe me përkrahjen e projektit TACSO në Kosovë, organizon punëtori për hartimin e Planit të Punës për vitin 2015 për Këshillin për zbatimin e strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013 – 2017. Me qëllim të funksionimit sa më të mirë të Këshillit dhe Ekipeve të Punës do të punohet në detajimin dhe zbërthimin e planit të veprimit të strategjisë në plan të punës për Këshillin për vitin 2015. Ky plan do të ketë veprime të detajuara, afate kohore konkrete për muaj gjatë vitit për secilin institucion, me indikatorë dhe të arriturat që priten për vitin 2015.Punëtoria 3 ditore mbahet në Prevallë, në Hotel Sharr