Skip to main content

Platforma CiviKos publikon materialin “Analizë ligjore mbi financimin e OJQ-ve që përfitojnë nga fondet e BE-së (bashkëfinancimi)”, i cili trajton një çështje kyçe për qasjen dhe shfrytëzimin efektiv të fondeve evropiane nga shoqëria civile në Kosovë.

Analiza vëren se, ndonëse Kosova ka bërë përparime në krijimin e infrastrukturës ligjore për financimin publik të OJQ-ve, ende mungon një mekanizëm i qartë dhe funksional për bashkëfinancimin e projekteve të mbështetura nga fondet e Bashkimit Evropian.

Dokumenti përfshin:

  • infrastrukturën aktuale ligjore lidhur me bashkëfinancimin,
  • perspektiva krahasuese nga shtetet e rajonit,
  • opsione konkrete për politikëbërësit, si dhe
  • mundësitë për sigurimin e bashkëfinancimit nga niveli komunal.

Shkarko materialin këtu.

Ky dokument u mundësua me mbështetjen e Open Society Foundations – Western Balkans. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetme e Platforma CiviKos dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.