Skip to main content

U mbajt takimi i parë i Bordit të ri të Platforma CiviKos, ku u morën vendime kyçe për të ardhmen e organizatës.

Me kënaqësi ju njoftojmë se znj. Nermin Mahmuti nga Community Development Fund (CDF) është zgjedhur Kryesuese e Bordit të Platforma CiviKos! Me përvojën e saj të gjatë në zhvillimin e shoqërisë civile, znj. Mahmuti pritet të udhëheqë Bordin me përkushtim dhe vizion të qartë.

Po ashtu, z. Dardan Kryeziu është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Platformës CiviKos. Dardani është pjesë e Platforma CiviKos që nga viti 2013 dhe sjell përvojë të jashtëzakonshme në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve publike.

Me këtë udhëheqje të re, Platforma CiviKos hyn në një kapitull të ri pune e bashkëpunimi për një shoqëri civile më të fuqishme në Kosovë!