Punëtoria tre-ditore e radhës, e organizuar nga Platforma CiviKos, mblodhi përfaqësues të grupit punues dhe zyrtarë nga departamentet e prokurimit në nivel qendror dhe lokal për të avancuar procesin e finalizimit të draftit të Udhëzimit Administrativ për Kontraktimin e Shërbimeve për OSHC-të. Gjatë kësaj punëtorie, u zhvilluan diskutime të thelluara mbi përmbajtjen dhe zbatueshmërinë e udhëzimit administrativ, si dhe mbi identifikimin e sfidave kyçe që mund të paraqiten gjatë implementimit të tij.
Në fokus të veçantë ishte edhe hartimi i një udhëzuesi praktik, i cili do të jetë një dokument mbështetës për institucionet publike, duke siguruar një standard të qartë për zbatimin efektiv të udhëzimit administrativ.
Punëtoria u organizua nga Platforma Civikos me mbështetje nga projekti HumanRightivism dhe financuar nga Fondi Global (Global Fund) përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (Community Development Fund).