U mbajt punëtoria e radhës e Grupit Punues për përgatitjen e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2024-2029, që u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Platforma Civikos.
Gjatë kësaj punëtorie u diskutuan fusha të cilat mund të jenë pjesë e Strategjisë së re, që kanë të bëjnë me pjesë marrjen qytetare në politikë bërje, financimin publik të OShC-ve, kontraktimin e shërbimeve, vullnetarizmin e fusha tjera që përmes të cilave arrihet fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile, e rrjedhimisht bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve publike.
Diskutimet e tilla na afrojnë më shumë drejt hartimit të një strategjie efektive që fuqizon bashkëpunimin midis qeverisë dhe shoqërisë civile.
Platforma CiviKos mbështet hartimin e Strategjisë, në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë (USAID Kosovo). Platforma Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij programi.
#programipërangazhimqytetar