Skip to main content
Projekti “Përmirësimi i Mbrojtjes së të Dhënave dhe Sigurisë Kibernetike në të Gjitha Sektorët në Kosovë” është forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë kibernetike brenda sektorëve publik, privat dhe civil në Kosovë. Ky projekt është duke u zbatuar në partneritet me Agjencia për Informim dhe Privatësi, dhe Institute for Technology and Society (ITS). Përmes këtij projekti do të  ofrohen  trajnime të specializuara për Zyrtarët për Mbrojtjen e të Dhënave, si dhe do të zhvillohen udhëzues për mbrojtjen e të dhënave personale  për organizatat e shoqërisë civile (OSHC). Po ashtu projekti synon të realizoj fushata të gjera ndërgjegjësimi, për të  kultivuar një kulturë të fortë të privatësisë së të dhënave dhe sigurisë digjitale. Përmes këtyre përpjekjeve, projekti synon të promovojë sundimin e ligjit, të forcojë transparencën dhe të rrisë përgjegjshmërinë brenda institucioneve të Kosovës. Ky projekt financohet nga programi MATRA nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

DOKUMENTET