Skip to main content

Platforma Civikos me mbështetje të European Centre for Non Profit Law (#ECNL) organizoi takimin e radhës me akterë relevant për qasjen e OJQ-ve në shërbime financiare dhe ndikimi në punën e OJQ-ve. Ky takim ka mbledhur sot së bashku përfaqësuesit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës – Faqja Zyrtare, Njësia e Inteligjencës Financiare, Shoqata e Bankave të Kosovës – Faqja zyrtare, si dhe komunitetin e OJQ-ve për të shkëmbyer përvojat në lidhje me de-rrezikimin bankar dhe gjetjen e zgjidhjeve për të lehtësuar qasjen e OJQ-ve në shërbimet bankare. Pjesa përmbajtjesore u mbulua nga Z. Dren Puka nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i cili prezantoi ndikimin e barrierave që bankat aplikojnë për OJQ-të në punën e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, si dhe nevojën për përmirësimin e kornizës ligjore në Kosovë, dhe praktikave për lehtësim të qasjes së OJQ-ve në shërbime bankare. Përjashtimi financiar i OJQ-ve është fenomen global dhe mohimin i qasjes në shërbime financiare për shoqërinë civile prek një sërë të drejtash të njeriut.

Close Menu