Skip to main content

Grupi i organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, të cilët kanë përfituar njohuri mbi monitorimin e prokurimit publik në nivel lokal, kanë përfunduar serinë e punëtorive mbi mësimin e aplikueshëm. Kjo seri e punëtorive është mbajtur në kuadër të projektit të #USAID Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse. Si rezultat, organizatat kanë punuar së bashku në përpilimin e raportit të monitorimit mbi aktivitetin e prokurimit, gjegjësisht të kontratës së prokurimit “Analiza e raportit të prokurimit publik për fazën e dytë ndërtimi i sallës së sportit dhe stacionit të zjarrëfiksave në Mitrovicën e Veriut”. Raporti është fasilituar nga: Platforma Civikos.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.