Kemi kënaqësinë të ju informojmë se po lansojmë logon e re të Platforma CiviKos. Kjo logo është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e CiviKos, anëtarët e bordit, si dhe organizatat anëtare dhe partnere. Andaj, ri-brendimi është rezultat i punës proaktive në mënyrë që të përditësojmë dhe përmirësojmë paraqitjen e Platformës CiviKos si dhe të organizatave tona anëtare.
Ju do të filloni të shihni ndryshimet gradualisht në webfaqe, profilet e mediave sociale dhe nënshkrimin tonë. Ju lusim që edhe ju të bëni të njejtën në webfaqet e tuaja! Për të parë përditësimet javore, mbi punën tonë dhe shërbimin informues, ju lutem abonohuni.
Ndërsa po hyjmë në këtë fazë të re, do të dëshironim të merrnim pak kohë dhe të falënderonim organizatat anëtare dhe bashkëpunëtorët tanë.