Platforma CiviKos njofton të gjithë anëtarët e saj se ka krijuar 5 qendra rajonale në tërë Kosovë: në Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj. Qendrat kanë filluar së funksionuari nga fillimi i korrikut 2015, përderisa Sekretariati i CiviKos-it do të shërbejë si një qendër kombëtare në Prishtinë.
Qendrat rajonale janë qendra informuese që ofrojnë komunikim, reagim, dhe informim mbi procesin e përgjithshëm të pjesëmarrjes civile, si dhe partneriteti specifik, dialog dhe konsultime të tilla të udhëhequr nga CiviKos-i ose nga OShC të tjera që janë mbështetur nga Platforma CiviKos. Në të njëjtën kohë vlenë të theksohet përkushtimi për punuar për mjedis më të mirë për bashkëpunim formal në mes të shoqërisë civile dhe pushtetit lokal/qëndror.
Këto qendra janë themeluar në kuadër të projektit “Duke punuar së bashku. Drejt një marrëdhënie pune produktive mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë, Faza e Dytë”, një projekt i financuar nga BE, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i bashkë-finansuar nga FES Zyrja në Kosovë. Objektivi kryesor i këtij projekti është të kontribuojë për një qeverisje të mirë, integrim evropian, dhe një shoqëri civile aktive në Kosovë përmes sigurimit të bashkëpunimit të mirë ndërmjet shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë.
Përzgjedhja e OSHC-ve që kanë fituar të drejtën për udhëheqjen e këtyre qendrave është bërë në mënyrë të hapur dhe transparente duke iu dhënë mundësia për të aplikuar përmes një thirrjeje të hapur. Pas përmbylljes së fazës së aplikimit, janë shqyrtuar të gjitha aplikacionet, dhe si rezultat këto organizata do të shërbejnë si qendra rajonale të Platformës CiviKos: në Ferizaj – INPO, në Gjilan – Network of Peace Movement (NOPM), në Mitrovicë – Community Building Mitrovica (CBM), në Pejë – Syri I Vizionit dhe në Prizren – EKOS Sani.