Skip to main content

Në kuadër të instrumentit të Bashkëpunimit për Institutet Kërkimore të Ballkanit Perëndimor – ‘THINK BALKANS’, i mbështetur financiarisht nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit dhe i zbatuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Platforma Civikos si partner nga Kosova ka pritur raundin e parë të vizitës studimore nga hulumturesit dhe ekspertët e Grupit të International Visegrad Fund (V4). Në Kosovë, CiviKos ka pritur Marta Szpala dhe Ferenc Nemeth. Këta të dy u takuan me Z. Kreshnik Ahmeti, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Z. Visar Fetaj, Drejtor i Departamentit për Evropë dhe BE të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe përfaqësues i MPJ në konsorciumin Think Ballkan; Z. Valdet Sadiku, Ambasador i Kosovës në Uashington DC dhe ish-Drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Rajonal në MPJ të Kosovës; Znj. Arbëreshë Kryeziu Hyseni, nënkryetare e parë e Komisionit për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës; Znj. Fitore Pacolli-Dalipi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës; Rastislav Kostilník, Shefi i Misionit të Sllovakisë; Juraj Melioris, Zëvendës Ambasador i Çekisë; dhe Béla Bozsik, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën Hungareze në Prishtinë; përfaqësuesit e grupit parlamentar të Lëvizja VETËVENDOSJE; Muhamet Hamiti dhe Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe përfaqësues nga shoqëria civile në Kosovës.