Skip to main content

Sot, gjatë takimit të dytë konsultativ me një grup të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), ne vazhduam diskutimet për draftin e Udhëzimit Administrativ për Procesin e Kontraktimit të Shërbimeve nga OSHC-të. Ky takim kishte për qëllim të përfshinte edhe më shumë organizata për të siguruar që dokumenti të reflektojë nevojat dhe sfidat e tyre.

Takimi u organizua nga Platforma CiviKos në partneritet me Koalicionin për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), me mbështetje nga projekti Human Rightivism, financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF).