Skip to main content

Valdete Idrizi, Drejtoreshë Ekzekutive e Platformës CiviKos, është fituese e Çmimit “TheWIFTS Peace Award 2016”, për përkushtimin si aktiviste e madhe në ndërtim të paqes dhe komuniteteve në Kosovë.

 

Valdete Idrizi nuk ndalet së rreshturi për të punuar në ndërtim të paqes, dhe njihet edhe si motivim për shumë të rinj të Kosovës që marrin atë si model për të punuar në ndërtim të Paqes. Në pyetjen se si bëhet paqe znj. Idrizi tha: “Së pari, ju duhet bërë paqe me veten, për të zgjidhur të gjitha dilemat që mund të keni; të jesh një dëgjues i mirë, të kuptosh, të kesh vullnet të mirë dhe dashuri njerëzve dhe pastaj ju do të jeni në gjendje për të punuar me të tjerët, të vendosen urat e komunikimit, lidhjeve, dialogut dhe bashkëpunimit. Paqja është e gjitha çfarë duhet në lidhje me njerëzit, dhe të rinjtë janë grupi im të cilët janë një garanci për paqe të qëndrueshme. Në Kosovë, ne ende nuk kemi arritur që të kemi paqe të qëndrueshme, dhe ne do të arrijmë atë vetëm pasi të merremi me të kaluarën, të tregojmë shumëllojshmërinë dhe tolerancën ndërpersonale.”

 

Idrizi ishte ndër themelueset dhe udhëheqëse e organizatës, Community Building Mitrovica (CBM) për një dekadë, e njohur jo vetëm në Kosovë për përkushtim në ndërtim të komuniteteve, ndërsa tash udhëheqë rrjetin më të madh të OSHC-ve në Kosovë, Platformën CiviKos. Ajo asnjëherë su ndal së përkrahuri nismat dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, dhe njihet si një nga aktivistet më të mëdhenj në ndërtim të paqës në Kosovë.

 

Përkushtimi i saj në ndërtim të Paqes është i njohur edhe në të kaluarën. Idrizi është fituese e Çmimit Ndërkombëtar për guxim “International Women of Courage Award” për Evropë, nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve në vitin 2008;  Çmimi i Paqes Soroptimist në vitin 2009, dhe mori titullin ambasadore e Paqes nga Federata e Paqes Universale (UPF). Ajo ka marrë edhe shumë njohje nga organizatat rinore dhe të  shoqërisë civile në përgjithësi.