U lansua Platforma Online për Financimin Publik të OShC-ve. Kjo platformë u ndërtua nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së.
Platforma do të iu mundësojë qytetarëve, publikut të gjerë dhe mediave që të monitorojnë shpenzimin e fondeve publike për OShC-të dhe të kontribuojnë në respektimin e parimeve themelore të menaxhimit të mirëfilltë financiar në të gjitha institucionet buxhetore.
Platformën Online për Financimin Publik të OShC-ve e gjeni këtu: http://ojqfinancime.rks-gov.net/