Certifikohen edhe një grup i zyrtarëve të institucionet publike, pas trajnimit dyditor “Bazat e Mbrojtjes së të Dhënave Personale”.
Pjesëmarrësit u pajisën me certifikim ndërkombëtar nga Treccert, duke kontribuar në forcimin e praktikave të sigurisë dhe transparencës në institucionet ku veprojnë.
Trajnimi u realizua nga Platforma Civikos, në bashkëpunim me Institute for Technology and Society dhe në partneritet të ngushtë me Agjencia për Informim dhe Privatësi, si pjesë e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë sektorët në Kosovë”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.