Skip to main content
Kemi nisur me sukses serinë e trajnimeve për zyrtarët publikë në fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të pranojnë certifikim ndërkombëtar nga Treccert, duke rritur kështu kapacitetet profesionale dhe standardet e punës në këtë fushë kaq të rëndësishme.
Ky trajnim po realizohet nga Platforma Civikos në bashkëpunim me organizatën partnere Institute for Technology and Society, si dhe në partneritet me Agjencia për Informim dhe Privatësi. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë Sektorët në Kosovë”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.
Përpjekjet e tilla rezultojnë me përforcim të standardeve të privatësisë dhe sigurisë në vendin tonë.