Skip to main content

Thirrje për një (1) përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë për të nominuar përfaqësuesit e tyre në Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile .Për shkak të largimit vullnetar të një anëtari të Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile në linjë me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 12.02.2019 për aprovimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023, si dhe vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 02/04/2019 Nr.05/96, mbi themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, Platforma Civikos në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyrën e Kryeministrit, hap thirrjen për një(1) përfaqësues të shoqërisë civile në “Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile

 

Thirrja hapet për:

· Një (1) përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të regjistruara në Kosovë;

THIRRJA ËSHTË E HAPUR PËR TË GJITHA ORGANIZATAT, PAVARËSISHT NËSE JANË OSE JO ANËTARE TË PLATFORMËS CIVKOS.

KRITERET PËR NOMINIM

OJQ-të duhet ti plotësojnë këto kritere:

· Të jenë të regjistruar në Kosovë si OJQ;

· Të jenë aktiv së paku gjatë tre viteve të fundit;

· Të dëshmojnë angazhimin e tyre në promovimin e parimeve të bashkëpunimit ndër-sektorial të hapur, transparent dhe të strukturuar.

· Të dëshmojnë përvojë të funksionimit të rrjetit për së paku tre vitet e fundit;

· Të dëshmojnë angazhimin e tyre dhe/ose organizatave anëtare në promovimin e parimeve të bashkëpunimit ndër-sektorial të hapur, transparent dhe të strukturuar.

 

KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE

· Përvojë së paku tri vite në organizatë/rrjet të organizatave; (përvoja duhet të jetë në organizatën/rrjetin nominues ose në një organizatë/rrjet të ngjashëm)

· Përkushtim në promovimin e parimeve të bashkëpunimit ndër-sektorial të hapur, transparent dhe të strukturuar.

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR NOMINIM

Për të nominuar përfaqësuesit e tyre OJQ-të duhet të dorëzojnë këto dokumente:

· Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së;

· Formularin e plotësuar;

· Cv-në e kandidatit/es së nominuar nga organizata.

 

KUFIZIMET NË PROCESIN E NOMINIMEVE

· Një (1) OJQ mund të nominojë vetëm një kandidat.

 

ANGAZHIMI NË KËSHILL ËSHTË PA KOMPENZIM FINANCIAR

PROCEDURA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE PROCEDURA E VOTIMIT

OShC-të të cilat bëjnë nominime dhe kandidatët e nominuar duhet të plotësojnë kriteret bazë, siç janë të përcaktuara në Formularin për Nominim.

Pas përfundimit të nominimit, paneli i përbërë nga një përfaqësues i Sekretariatit të Platformës CiviKos, një anëtar i Bordit të CiviKos-it dhe një përfaqësues i Zyrës për Qeverisje të Mirë të Zyrës së Kryeministrit (ZQM/ZKM) do të verifikojë nëse kandidatët e nominuar i plotësojnë kriteret e kërkuara. Të gjithë kandidatët që konstatohet që i plotësojnë kriteret e kërkuara do të përfshihen në listën përfundimtare për voti

 

LISTA E VOTIMIT

Menjëherë pas përpilimit të listës përfundimtare për votim, Platforma CiviKos dhe ZQM/ZKM do të njoftojnë publikisht për hapjen e procesit të votimit dhe do të publikojë në faqen e vet të internetit fletëvotimin zyrtar. Të gjitha OShC-të e regjistruara si OJQ në Kosovë mund të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar brenda një afati prej 5 ditësh nga hapja e procesit të votimit.

 

Limitimet në votim

Nga lista e kandidatëve të përfshirë në fletëvotim, secila organizatë mund të votojë për 1 kandidat.

Votuesit mund të hedhin votën e tyre me e-mail në info@civikos.net , postë të rregullt.

Për shkak të Pandemisë Covid-19 nuk do të jetë i mundur votimi me prezencë fizike në zyrë. Në rastin e votimit me e-mail ose me postë të rregullt, organizata që voton duhet të dërgojë fletëvotimin e plotësuar dhe kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së.

Procesi i votimit do të organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos, që caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i CiviKos, dhe një përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit/Zyrës për Qeverisje të Mirë si vëzhgues. Pas përfundimit të afatit për votim, komisioni do të numërojë fletëvotimet për të përcaktuar se cili(a) kandidat(e) ka marrë numrin më të madh të votave.

Përfaqësuesi i OJQ-ve që merr më së shumti vota përzgjidhet anëtarë i Këshillit. Nëse dy kandidatë marrin numrin e barabartë të votave, vendi si përfaqësues i OShC-ve në Këshill do të përcaktohet me short në mes tyre.

Për të mbikëqyrur procesin e numërimit të votave, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhgueseve të gjitha OJQ-të-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe të interesuar të tjerë.

Për të reflektuar diversitetin shoqëror dhe të shoqërisë civile në Kosovë, inkurajohet nominimi i grave, anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe grupeve të nën-përfaqësuara.

Në rast të tërheqjes apo dështimit të pranimit të mandatit nga ndonjë përfaqësues i zgjedhur nëpërmjet këtij procesi në një periudhë prej 12 muajsh nga data e përfundimit të këtij procesi, kandidatët e ranguar më së larti në mesin e kandidatëve që nuk arrijnë të fitojnë numrin e mjaftueshëm të votave do të ftohen për të zëvendësuar kandidatin/en e tërhequr.

 

Afati për nominim është nga data 22.01.2021- 01.02.2021

Nominimin tuaj ( me te gjitha dokumentet e kërkuara) mund ta dërgoni përmes email ne info@civikos.net, ose me postë adresa: Rr. Bedri Pejani 7/A 10000 Prishtinë.

Për çfarëdo pyetje rreth këtij procesi të përzgjedhjes, kontaktoni Platformën CiviKos nëpërmjet e-mailit info@civikos.net ose numrit të telefonit 038 224 904.