Sekretariati i Platformës CiviKos sot me datë 02.09.2015 ka marrë pjesë në takimin konsultativ me organizata të shoqërisë civile për të diskutuar të gjeturat fillestare të vlerësimit ligjor dhe i nivelit të zbatimit të Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ. Ky takim u organizua nga KCSF. Përveç përfaqësuesve nga organizata të shoqërisë civile në Kosovë, morën pjesë dhe përfaqësuesit nga Departamenti i Regjistrimit të OJQ-ve në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike, si dhe përfaqësues nga Qendra Ndërkombëtare për të Drejtën Jo-për-përfitim (ICNL).
Këtij diskutimi i kanë parapri shumë propozime për plotësim-ndryshime nga OSHC-të që Ligji për Liri të Asociimit në OJQ të jetë më praktik dhe i zbatueshëm. Takimi konsultativ është organizuar në kuadër të Programit për Ambient Ligjor të Favorshëm (LEEP II), i zbatuar nga Qendra Ndërkombëtare për të Drejtën Jo-për-përfitim (ICNL). Programi realizohet me përkrahjen të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).