Platforma Civikos, së bashku me ekpertin ligjor, z. Qerkin Berisha, u takuan sot me Kryetarin e Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, dhe Drejtorin për Analiza dhe Komunikim Strategjik në OEK, z. Senad Murati.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për të vazhduar bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile dhe sektorit privat, të filluar në vitin 2020 me përpjekjet për menaxhimin shumëpalësh të pandemisë.
Çështje tjetër e trajtuar gjatë diskutimit ishte gjithashtu Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjegjësisht, reflektimi i përvojave të këtyre dy sektoreve dhe mundësive për përmirësimin e implementimit të këtij ligji në një raport të përbashkët, si dhe aktivitetet për avokim dhe vetdijësim në këtë fushë.