Platforma CiviKos, së bashku me koordinatorin e ekipit të dytë të Këshillit për Bashkëpunim Shoqëri Civile-Qeveri dhe me përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të Mirë, u takuan me Zv. Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Venera Çerkini.
Në këtë takim u diskutua më gjerësisht rreth procesit të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.
Veçanërisht u diskutuan aktivitetet e Objektivit për zhvillimin e kornizës ligjore dhe institucionale për financimin publik të OShC-ve, për zbatimin e të cilave MAPL është institucion përgjegjës.