Platforma CiviKos në kuadër të aktiviteteve të saj për konsultim të dokumenteve të saj të brendshme me organizatat anëtare, organizoi takimin e fundit konsultativ në Prishtinë. Takimi u mbajt më 14.11.2013 në Qendrën e Konferencave Orion në Prishtinë. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e OSHC-ve të Regjionit Prishtinës. Në këtë takim u diskutuan dokumentet e brendshme të Platformës CIVIKOS. Si: Statuti, Kodi I Mirësjelljes, Rregullat e Procedurës për zbatimin e aktiviteteve të platformës CiviKos.Këto dokumente do të miratohen dhe hyjnë në fuqi në kuvendin e anëtareve i cili pritet të mbahet në Janar të vitit 2014.