Platforma CiviKos në kuadër të aktiviteteve të saj për konsultim të dokumenteve të saj të brendshme me organizatat anëtare, organizoi takimin e radhës konsultativ në Gjakovë. Takimi u mbajt më 31.10.2013 në Restaurant Qarshia e Juapve në Gjakovë. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e OSHC-ve të Regjionit Gjakovës, Pejës dhe Klinës. Në këtë takim u diskutuan dokumentet e brendshme të Platformës CIVIKOS. Si: Statuti, Kodi I Mirësjelljes, Rregullat e Procedurës për zbatimin e aktiviteteve të platformës CiviKos.
Platforma CiviKos do të vazhdojë me takimet konsultative në të gjitha regjionet e Kosovës para se këto dokumente të miratohen dhe hyjnë në fuqi në kuvendin e anëtareve i cili pritet të mbahet në Dhjetor të këtij viti.