Sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile. Takimi u kryesua nga Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, z. Arben Krasniqi dhe Dretorja Ekzekutive e Platforma Civikos, znj. Donika Emini, të cilët ndër të tjera theksuan rolin e akterëve në procesin e zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë (Office for Good Governance- office of the Prime Minister in Kosovo), z. Habit Hajredini përmendi punën dhe aktivitetet e këtij institucioni në koordinimin e punës së Këshillit dhe në përgjithësi zbatimit të Strategjisë. Po ashtu, koordinatorët e ekipeve të punës në kuadër të Këshillit prezantuan të arriturat dhe sfidat në zbatimin e secilit aktivitetet të paraparë në kuadër të objektivave të Strategjisë: – z. Dren Puka, Koordinator i ekipit të parë “Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje”; – z. Avdyl Gashi, Koordinatori i ekipit të dytë “Përmirësimi i kornizës ligjore dhe institucionale për financimin public të OShC-ve”; – z. Vlorian Molliqaj, Koordinator i ekipit të tretë “Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OShC-ve në ofrimin e shërbimeve publike”; – znj. Abetare Gojani, Koordinatore e ekipit të katërt “Rritja e vullnetarizmit për programet me interes publik”.