Skip to main content

Më 08.05.2015 Platforma CiviKos morri pjesë në takimin e rregullt të koordinatorëve të Ekipeve të punës në kuadër të Këshillit për zbatimin e Strategjisë, takim ky i cili u mbajt në ZKM/ZQM.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua për mbarëvajtjen e takimeve të rregullta të Ekipeve të punës, Për raportin 6 mujor të zbatimit të Strategjisë që është duke u punuar nga Sekretariati i Këshillit, për punëtorinë e rradhës së ekipit të tretë i cili pritet të organizohet së shpejti dhe ku do të percaktohet modeli i Skemës Nacionale të Granteve për shoqerinë civile, si dhe punëtoria e rrëdhes se ekipit të katërt që do të organizohet më 29 Maj 2015.