Skip to main content
Është mbajtur takimi i parë konsolidues i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, i cili është trup e përbashkët me përfaqësues nga Qeveria dhe Shoqëria Civile. Këshilli përveç rolit primar që ka në monitorim të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023, do të ketë mandat më të gjerë në bashkëpunimin shoqëri civile qeveri.
Drejtoresha e CiviKos znj.Donika Emini si bashkëkryesuese e Këshillit theksoi rëndësinë e rritjes së përfshirjes së shoqërisë civile në politikbërje qysh në fazat më të hershme të hartimit të politikave qeveritare, ngritjen e llogaridhënies për fondet publike të ndara për OJQ, krijimin e një sistemi të kontraktimit të shërbimeve për OJQ, hartimin e politikave për vullnetarizëm dhe çështje me interes për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE siç është përfshirja aktive e shoqërisë civile në monitorim të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, përmes grupeve tematike të përbashkëta që priten të themelohen në të ardhmen në kuadër të Këshillit.