Platforma Civikos po vazhdon me organizimin e takimeve me anëtarët e organizatave të shoqërisë civile në Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile me qëllim të koordinimit të tyre rreth avokimit për zbatim të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.
Ky takim u organizua me mbështetje të Programit për Angazhimin e Qytetarëve (CEA), një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo.