Në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë u mbajt takimi i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i të arriturave, sfidave dhe diskutimet për çështjet që lidhën me punën si ekip. Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile është mekanizmi kryesor i përhershëm që koordinon të gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile. Në përbërje të këtij Këshilli janë 29 anëtarë dhe katër ekipe të punës që ndihmojnë në përmbushjen e mandatit të tij.