Takimi u mbajt sot më date 16.06.2015 në hapësirat e Platformës CiviKos.
Aty u bë prezantimi i Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017 dhe Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare, çfarë është ai, roli i tij, anëtarët e Këshillit.
Gjithashtu u diskutua rreth Objektivit Strategjik 1: Pjesëmarrja e siguruar dhe e fuqizuar e shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit, si dhe roli i grupeve punuese të CiviKos-it në raport me Këshillin dhe përfaqësuesit e OJQ-ve në Këshill.
Në takim u zgjodh kordinator i grupit Shemsi Jashari nga OJQ Iniciativa për Ide dhe Alternativa. Poashtu u diskutua rreth hapave të mëtutjeshëm të punës së grupit.