Skip to main content

U mbajt punëtoria e Grupit Punues për përgatitjen e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2024-2029. Ky grup përbëhet nga përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile, i cili paraqet një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë.

Gjatë kësaj punëtorie, u prezantua drafti i parë dhe u mbajtën diskutime të hapura për objektivat e përgjithshme dhe objektivat specifike të Strategjisë për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile për vitet 2024-2029.

Ky takim ishte një hap kyç drejt ndërtimit të një strategjie të qëndrueshme dhe efektive për të forcuar bashkëpunimin midis qeverisë dhe shoqërisë civile në vitet e ardhshme. Diskutimet dhe analizat e thella që u zhvilluan gjatë këtyre dy ditëve, do të kontribuojnë në krijimin e një plani gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm.

Platforma CiviKos mbështet hartimin e Strategjisë, në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë (USAID Kosovo). Platforma Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij programi.

#programipërangazhimqytetar