Me datën 08.10.2013 duke filluar nga ora 10:00 u mbajt takimi i gjashtë i bordit te Platformës Civikos.Në takim ishin prezent. Taulant Hoxha (KCSF), Valbona Salihu (Norma), Petrit Tahiri( KEC), Sihana Xhaferi (KFOS), Veton Mujaj (Syri i Vizionit), Valdete Idrizi (CiviKos) si dhe anëtaret e sekretariatit të Platformës Civikos: Mimoza Murati dhe Dardan Kryeziu.Në takim u diskutuan qështje të brendshme të rregullimit të punës së Platformës Civikos, u diskutua progresi i projektit ” Duke punuar së bashku. Drejt një marrëdhënie pune produktive në mes të shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë. Pjesa 1 – Qeveria”, projekti ky i financuar nga BE dhe i bashk-financuar nga KFOS duke u bazuar në studimin e kontraktuar nga KCSF si dhe dolën rekomandime të reja për mbarëvajtjen e projektit.