Platforma Civikos po vazhdon me organizimin e takimeve me anëtarët e grupeve tematike të themeluara bazuar në objektivat e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.
Grupet punuese/avokuese janë themeluar nga Platforma CiviKos me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo, bazuar në katër objektivat e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.